Aventura e Ole Gunnar Solskjaer në pankinë e Manchester United mund të mbyllet më shpejt nga sa ishte parashikuar. Prej kohësh në dyshim, fati i teknikut norvegjez duket se është vulosur me humbjen e fundit në shtëpi 2-0 nga Burnley. Të sigurta për ndryshimin në pankinën e “Djajve të Kuq” janë mediat angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ato nuk i kanë kursyer kritikat për trajnerit, teksa bëjnë të ditur se klubi po mendon një zgjidhje të menjëhershme. Solskjaer “dënohet” edhe nga numrat e regjistruar nga skuadra e tij në këtë sezon, që janë shumë larg shpenzimeve dhe pritshmërive. Në 24 ndeshje të Premier League, Manchester United ka grumbulluar 34 pikë, me 9 fitore, 8 humbje dhe 7 barazime.

1 Ole Gunnar Solskjaer
1 Ole Gunnar Solskjaer

Por ajo që nuk pranohet nga tifozët është diferenca prej 30 pikësh me kryesuesit e Liverpool. Pakënaqësia e tyre për skuadrën dhe trajnerin u shpreh hapur pas humbjes në “Old Trafford”, duke shtuar presionin te drejtuesit e Manchester United për të shkarkuar nga detyra Ole Gunnar Solskjaer.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb