Kompania e Sir Jim Ratcliffe, INEOS, ka hyrë zyrtarisht në garë për blerjen e Manchester United. Sky Sports News ka konfirmuar fillimisht një lajm nga The Times se Ratcliffe, një nga njerëzit më të pasur të Britanisë, dëshiron të blejë aksionet e gjigantëve të Premier League.

Familja Glazer, pronarët aktualë të United, njoftuan në nëntor se janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për klubin pas një mbretërimi 17-vjeçar, ku kanë dominuar  protestat e tifozëve dhe ka patur rënie të performancës në fushë.Mediat  kanë mësuar prej kohësh se ata kërkojnë 5 miliard paund për të shitur aksionet e tyre

Ratcliffe nuk është i panjohur për investimet e mëdha sportive. Ai zotëron gjithashtu ekipin e çiklizmit INEOS Grenadiers, skuadrën e Ligue1 Nice dhe  FC Lausanne-Sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb