Manchester United do të presë në Old Traford mbrëmjen e sotme Liverpool, në një përballje titanësh. “Djajtë e Kuq” vijnë pas dy humbjeve radhazi në startin e Premier League, teksa u befasuan nga Brighton në ndeshjen e parë dhe u shkërmoqën më pas nga Brentford me rezultatin 4-0 në transfertën e parë të sezonit 2022-2023.

Ndërkohë për ndeshjen që pritet të nisë pas pak minutash, trajneri Ten Hag ka surprizuar sërish duke e lënë në stol yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Por, ashtu siç pritej, Ten Hag ka ruajtur besimin te Martinez, me mbrojtësin e ardhur nga Ajax që do të luajë titullar pavarësisht rezultatit të dobët në Brentford.

 

Kur u pyet në lidhje me mungesën e lartësisë së duhur të treguar nga qendërmbrojtësi për Sky Sports, trajneri holandez tha: “Unë nuk mendoj se është e nevojshme ta ndryshoj atë sepse të dhënat tregojnë se ai dominon në tokë dhe në duelet ajrore”.

Përveç Ronaldos në formacionin startues mungojnë edhe emra të rëndësishëm si kapiteni Maguire dhe mbrojtësi i kombëtares angleze Luke Shaë. Legjionarët i hapin kështu rrugë Elangas, Varane dhe Malacia, pasi Martial qëndron në stol pas rikthimit të tij nga lëndimi.

Eriksen duket të jetë partner i McTominay në një dyshe të fuqishme në mesfushën mbrojtëse.

Ndërkohë, për Liverpool do të mungojë Fabinho, ndërsa Gomez do të jetë partneri i Van Dijk në prapavijë.

Një treshe qendrore në mesfushë me Milner, Henderson dhe Elliott e mban kështu Fabinhon në stol, pasi Gomez preferohet ndaj Phillips pas paraqitjes së tij kundër Crystal Palace të hënën e kaluar.

Natyrisht, Nunez nuk është në skuadër pas kartonit të kuq për goditjen me kokë Joachim Andersen, kështu që Firmino vjen në qendër të sulmit për Jurgen Klopp.

Manchester United: David de Gea, Diogo Dalot, Raphael Varane, Lisandro Martinez, Tyrell Malacia, Scott McTominay, Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Jadon Sancho, Marcus Rashford, Anthony Elanga

Liverpool: Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez, Virgil van Dijk, Andreë Robertson, James Milner, Jordan Henderson, Harvey Elliott, Mohamed Salah, Roberto Firmino, Luis Diaz

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb