Italia mahniti Evropën, preku majën dhe tashmë që ndodhet aty, kërkon të fitojnë, vetëm në këtë mënyrë mund të quhet një rrugëtim i suksesshëm. Azzurrët janë të vetëdijshëm se nuk do kujtohet gjatë për atë që dhuruan në këtë “Euro2020” nëse nuk fitojnë në finale.

“Kemi bërë një punë të bukur, ashtu siç shpresonim. Finalja është një rrugëtim i madh për të cilin jam krenar por nuk mjafton, duhet të fitojmë të dielën, vetëm në këtë mënyrë do të jetë më të vërtetë një sukses,”-  u shpreh Mancini në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, duke u ndalur më pas tek Anglia:

“Do të kenë një suport të madh, por duke marrë në konsideratë që vijmë pas një viti pa tifozë, edhe kështu është mirë. Mendoj se është diçka e bukur të shohësh aq shumë tifozë në stadium. Na takon neve ta vendosim Anglinë nën presion, nëse do të jemi të zotë mund të kalojmë në avantazh.

Do të përballemi më një skuadër të madhe, e fortë fizikisht dhe teknikisht, është një skuadër që lufton shumë. Do të jetë një beteje e vërtetë deri në fund. Kjo ndeshje duhet luajtur me alegri, sepse nuk mund të lush futboll me nerva, mjafton vetëm presioni i duhur dhe të përpiqemi të argëtohemi, vetëm kështu mund të fitohet një finale.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb