Teksa prestigjiozja britanike The Times ka shkruar një artikull se në vendin tonë do të ngrihet një kamp për strehimin e refugjatëve, vjen një reagim nga qeveria shqiptare.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se Shqipëria as ka dhe s’ka patur bisedime për ngritjen e ndonjë kapmi refugjatës. Ai tha se bëhet fjalë për një marrëveshje për ekstradimet e lidhur me Britaninë e Madhe dhe Irlandën.

“Sot kaluam në Këshillin e ministrave një marrëveshje për transferimin e personave të dënuar nga Shqipëria drejt Britanisë dhe anasjelltas. Kjo marrëveshje thjeshton procedurat, eliminon pengesat që ka mes dy sistemeve ligjore. Përfituesit janë dy vendet tona, por dhe personat e dënuar, për rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri. Më lejoni që të ndalem specifikisht që kjo marrëveshje përfshin transferimin e personave, refugjatëve që janë në Britani dhe Irlandë, sikur Shqipëria do të jetë vend trajtimi i këtyre. Por është spekulim. Kjo është marrëveshje dypalëshe që e kemi nënshtruar me disa vende të BE dhe jemi në procese diskutimi dhe me shtete të tjera. Lidhet me bashkëpunimi juridik në fushën e çështjeve penalë dhe s’ka të bëjë me trajtimin e këtyre kategorive dhe hallexhinjve që janë jo vetëm në Angli, por në të gjitha vendet e BE, për t’u trajtuar në Shqipëri s kamp refugjatësh. Shqipëria as s’ka pasur dhe as do të ketë dhe as nuk është në bisedime me ndonjë vend të Be për t’u kthyer në një vend që te trajtojë refugjatët, e cilido do vend. Po le të themi emigrantë hallexhinj, dhe s’kanë lidhje me drejtësinë e atyre vendeve ku janë. Qeveria shqiptare nuk është as në bisedime dhe s’do të ketë bisedime të kësaj natyre, që të jetë si vend trajtimi kamp refugjatë për emigrantët.”, pohoi Manja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb