Policia e Maqedonisë së Veriut ka marrë sërish alarme për bomba në disa shkolla të mesme.

Gjatë ditës së sotme, kanë mbërritur kërcënime në 9 gjimnaze të Shkupit. Policia ka reaguar menjëherë duke evakuuar nxënësit dhe mësuesit nga godinat dhe kanë kryer kontrollet e nevojshme për verifikimin e kërcënimeve.

“Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërmarra masat për evakuim në të gjitha 4 shkollat. Janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. Alarmet e tilla për bomba janë bërë përditshmëri në shkollat e mesme të Shkupit”, kanë deklaruar autoritetet maqedonase.

Po ashtu autoritetet theksojnë se kërcënimet janë pjesë e strategjisë për sulme hibride, me çka po përballen edhe vendet e rajonit dhe më gjerë.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski.

“I gjithë rajoni jonë është nën kërcënimin e sulmeve hibride. Të gjithë jemi të vetëdijshëm çfarë ndodh. Në qoftë se më parë në territorin e gjithë Evropës janë bërë luftëra me armë, tani në një pjesë të territorit të Evropës zhvillohet luftë me armë, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por në pjesët tjera zhvillohet luftë hibride, duke shkaktuar shqetësime” – tha Kovaçevski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: