Shkupi konfirmon edhe një herë formën e dobët. Shkupjanët u mposhtën sot 3-1 në ndeshjen e kampionatit në fushën e Tikves.

Vendasit shënuan 2 herë në pjesën e parë me Ngoba, duke vendosur sfidën në shinat e duhura.  Goli i 3-të nga Tikves do vinte menjëherë sapo filloi fraksioni i dytë.

Goli  i Cephas në të 57-tën do shërbente vetëm për statistikë, pasi fati i takimit ishte vendosur tashmë. Shkupi renditet në vendin e gjashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: