SHKUP

Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin nga 1 682 teste të kryera janë regjistruar 457 raste të reja me Covid.

Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 700 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa, betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 119 828 raste, prej të cilëve 101 474 janë shëruar, kurse 3.503 kanë ndërruar jetë.

Shteti i Maqedonisë së Veriut, aktualisht ka 14 851 raste aktive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb