Turqia po punon për të zgjeruar iniciativën e mbështetur nga OKB-ja, që i ka mundësuar Ukrainës të eksportojë grurë nga portet e bllokuara nga Rusia.

Iniciativa për drithërat e Detit të zi e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar lejoi eksportimin e grurit nga tre porte të Ukrainës.

Kujtojmë që marrëveshja u zgjat në nëntor, ku Turqia ndërhyri si ndërmjetësuese bashkë me Kombet e Bashkuara. Mirëpo, kjo marrëveshje skadon më 18 mars.

Mevlut Cavusoglu tha: “Ne po punojmë shumë për zbatimin e qetë dhe zgjatjen e mëtejshme të marrëveshjes së grurit të Detit të Zi”.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se do të pranonte të zgjaste marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi vetëm nëse merren parasysh interesat e prodhuesve të saj bujqësorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb