Komisioni i Ankimimeve dhe Sanskioneve, vendosi këtë të martë që të rrëzonte kërkesën e Partisë Demokratike, për ripërsëritje zgjedhjesh në tre qarqe, Durrës, Shkodër dhe Tiranë.

Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, e cilësoi këtë vendim të njëanshëm dhe politik.

“Sot Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi tre ankime te paraqitura nga PD lidhur me qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës.

Nga ana e PD janë vendosur në dispozicion të KAS materiale shpjeguese, voluminoze mbi 200 faqe për secilën e këtyre qarqeve.

Nga ana tjetër janë vendosur prova të shumta, në total për të treja qarqet, mbi 100 prova të cilat në vlerësimin tonë faktonin shkelje të rënda të ligjit.

Pasur parasysh numrin e madh të ccështjeve që kanë ndodhur para dhe pas procesit zgjedhor të 25 prillit në këto tre qarqe, pasur parasysh numrin e madh të provave dhe fakteve që i vumë në dispozicion të KAS me të drejtë kemi pritur që ky Komision të vepronte në përputhje me ligjin dhe të shmangte zbatimin e urdhërave politikë që vinin në telefonat ë tyre celular përpara ccdo vendimmarrje të rëndësishme.

Ata marrin urdhëra politikë në tel e tyre qoftë nga kryeministri Edi Rama, drejtuesit politik si Taulant Balla, Damian Gjiknuri apo sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Lidhur me qarkun e Tiranës, ashtu si me qarqet e Durrësit dhe të Shkodrës, kërkesat tona për marrjen e provave të cilat do të zbardhin të plotë masakrën zgkedhore të 25 prillit, u refuzuan plotë 114 herë.

Ne kemi paraqitur prova dhe fakte të palundërshtueshme se si në qarkun e Tiranës, Shkodrës apo Durrësit votat u blenë nga drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar. Në qarkun e Durrësit kishte një skemë kriminale të mirëfilltë e drejtuar nga drejtuesi politik Ardian Ccela i cili në bashkëpunim me ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe me deputetë të skeduar në lidhje me krimin e organizuar, kam parasysh Yrges Ccyrbja, Ilir Ndraxhi, apo Rrahman Rrahja, kishin ngritur struktura të mirëfillta për blerjen e votës.

Blerje vote masive kishte edhe në qarkun e Shkodrës, ku Tom Doshi nëpërmjet lidhjeve të tij kriminale në zonën e Pukës apo të Vaut të Dejës, kam parasysh Mark Frroku blinin vota masivisht thjesht dhe vetëm për të pasur mjaftueshëm vota për mandatin e deputetit. është fakt i provuar se burimet shtetërore

Është fakt i provuar që burimet shtetërore në Qarkun e Tiranës, në Qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës u përdoren masivisht në shërbim të PS. Kam parasysh këtu lejet e legalizimit, lejet e ndërtimit, tendera dhe kontrata publike si dhe çdo mjet tjetër dhe aset publik që ishte në dispozicion të shtetit. Vetëm leje legalizimi në periudhën  janar – mars 2021, janë dhënë 10003 leje legalizimi, për të cilat në kemi informacione. Janë punësuar 13 mijë punonjës, janë paguar mbi 63 milionë lekë paga. Janë dhënë rreth 125 milione euro për procesin e rindërtimit. Të gjitha këto para me buxhetin e shtetit me qellimin e vetem per te manipuluar dhe tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Ne e kemi thënë që nga fillimi dhe mbetemi besnik të deklaratës tonë që në do ti shkojmë këtij procesi deri në fund”, tha Logu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: