Inter nuk di të ndalet në këtë fund sezoni, zikaltërit marshojnë përpara me hap kampioni duke shtypur këdo që i del përpara. “Viktima” e radhës ishte Roma e Marash Kumbulla, me qendërmbrojtësin kuqezi që e startojë këtë sfidë nga minuta e parë. “Armata” e Antonio Conte triumfojë me rezultatin 3-1, në një ndeshje të dominuar në çdo detaj. Brenda 20 minutave kaluan dy herë në avantazh, me dy gola thuajse fotokopje nga Brozovic e Vecino. Në të 31-tën ishte Mkhitaryan që ngushtojë shifrat por Lukaku në minutën e 90-të hipotekojë fitoren pas një asisit të Hakimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në dukje kjo ishte një mbrëmje perfekte por për të prishur festën mendojë dyshja Conte-Martinez. Sulmuesi argjentinas u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 35-të pas dëmtimit të Sanchez por Conte e zëvendësoi sërish në minutën e 77-të, ky fakt nuk u prit mirë nga “demi” i cili reagojë keq. As Conte nuk e priti mirë duke iu drejtuar me fjalët: “Ki më shumë respekt se sa sillesh si fenomen”. Ky episod mund të ndikojë jo pak edhe në rinovimin e kontratës së Martinez me Inter, prej kohësh objekt diskutimi mes palëve. I pyetur mbi këtë teme, agjenti i Martinez la gjithçka të hapur: “A do të qëndrojë Martinez? Nuk mund të premtojë asgjë, tani për tani është e kotë të bësh parashikime. Rinovimi është i ngrirë për momentin, fillimisht duhet të kuptojmë se kush është plani i klubit për të ardhmen, me shoqërinë do të diskutojmë në fund të sezonit”, u shpreh agjenti i Martinez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: