SPANJE – Cesc Fabregas ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij disavjeçare me partneren Daniella Semaan. Futbollisti spanjoll që luan me Chelsea-in ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga dita e më rëndësishme e jetës së tij.

nintchdbpict000406478810-e1526408251370

Ceremonia martesore është mbajtur në Cliveden House në Berkshire dhe gjithçka ishte e përgatitur në detaje. Foto dasma ka publikuar edhe Daniella në profilin e saj në Instagram për të shënuar këtë ditë të rëndësishme.

nintchdbpict000406478812-e1526408195313

Fabgregas ka tre fëmijë nga lidhja me Semaan, ndërsa gruaja e tij i ka edhe dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme.

“Sapo u martova me gruan e ëndrrave”, ka shkruar futbollisti pranë njërës prej fotografive të publikuara. “Sapo u martova me këtë mashkull të bukur të cilin e admiroj”, ka shkruar Daniella, e cila është në lidhje me Fabregas që nga viti 2011.

nintchdbpict000406478816-e1526408109634

4C483E3300000578-5731317-image-a-57_1526401053421

4C483E2200000578-5731317-image-a-60_1526401150515
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: