Vajza e komandantit legjendar, Adem Jashari, Marigona Jashari i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj me Faton Behën.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social “Facebook” nga këngëtari Alban Mehmeti, i cili thotë se ndihet i privilegjuar që ka kënduar në dasmën e saj.

“Ishte nder, kënaqësi dhe privilegj që sot të këndonim në dasmën e vajzës së vetme të Komandantit Legjendar, Adem Jashari Urime Faton Beha dhe Marigona Jashari”, ka shkruar Mehmeti në ‘Facebook’.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb