KUÇOVË

Një propozim me dhunë për të kaluar jetën pa pëlqim, por që do i kushtojë hekurat një të riu në Dimal.

Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë. 31-vjeçari i ka kërkuar të resë të martohet me të, edhe pse ajo nuk ka dashur dhe nuk ka pranuar duke lajmëruar policinë, e cila ka ndërhyrë duke i vënë prangat autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb