TIRANE – Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) prezantuan Paketën Olimpike Nr. 4 të titulluar “Vlerat”. Kjo paketë është realizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ky komitet ka nënshkruar me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me synim përmirësimin e edukimit olimpik në shkollë.
Paketa Olimpike Nr.4 do të mundësojë më mirë realizimin e objektivat të tilla si: Organizimi i Javës Olimpike si pjesë e kurrikulës në të gjitha shkollat e vendit, sipas të gjithë elementëve Olimpike dhe identiteteve; Përmirësimi i procesit të edukimit olimpik në shkolla.

Suksesi i implementimit të Paketës së re Olimpike është e lidhur me rezultatet pozitive që do të ketë procesi i edukimit fizik në shkollë, pasi programet e reja parashikojnë rritjen e numrit të orëve të edukimit fizik në 3 orë në javë.
Paketa Olimpike përmban, Librin e Mësuesit, Libri i Punës i Nxënësit dhe Posterat në 3 modele, Respekti, Miqësia dhe Përsosmëria.
Deri tani KOKSH ka realizuar tre paketa olimpike të cilat janë shpërndarë në të gjitha shkollat e vendit dhe kanë qenë baza e realizimit të edukimit olimpik në shkollë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: