Një djalë 17-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje, pasi një grua u vra me thikë në një plazh të Bournemouth.

Policët nisën hetimet pasi dy gra u goditën me thikë në plazhin Durley Chine, pak para mesnatës së djeshme.

Një 34-vjeçare nga Poole ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe një 38-vjeçare është dërguar në spital me plagë shumë të rënda.

Plazhi është rrethuar dhe të dy familjet e grave janë informuar.

Një djalë 17-vjeçar nga Lancashire është arrestuar me dyshimin për vrasje, tha Policia e Dorset.

“Oficerët janë në kërkim të zonës dhe po bëhet një hetim i plotë dhe i detajuar.

“Unë do t’i kërkoja kujtdo që pa se çfarë ndodhi ose ka ndonjë informacion, lutemi të na kontaktojë urgjentisht”, tha policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb