“E dua burrin boss”- ishte deklarata e Antinela Berishës e cila u komentua shumë në rrjet përgjatë ditëve të fundit.

Teksa ishte e ftuar në ‘Trotuar’, tema e diskutimit ishte paraja dhe ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ u shpreh se mashkulli që dëshiron të ketë në krahë duhet të jetë i pasur.

“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, u shpreh ajo.

Mirëpo në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar së fundmi Mevlan Shaba. Ish- konkurrenti i ‘Për’puthen’ nuk i kurseu disa thumba për Antonelën ku shprehej:

“Me pak fjalë ne që s’kemi lekë që s’jemi Bosa i bie të rrimë beqarë?! Hapni sytë çuna se nuk ju dashkan ju po lekët tuaja!”– shkroi ai nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: