TIRANË- Vepra “Mashtrimi” ka rikthyer këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar, Artan Imamin.
Shkruar nga Anthony Shaffer, vepra vjen në skenë me regji nga Artan Imami, një shfaqje që ka bërë bashkë aktorë shqiptarë dhe të huaj.

Shfaqja që u ngjit këtë fundjavë dhe do të vazhdojë për publikun dhe dy fundjavat e tjera është interpretuar nga Artan Imami, Indrit Çobani, Carolyn Murphy e Endrin Pastore.

Regjisor në shfaqje, Artan Imami vjen në rolin kryesor atë të Wyke. Artan Imami është një nga emrat e dashur për publikun në skenën e teatrit. Në aktivitetin e tij me teatrin gjithmonë është vlerësuar dhe tashmë ai vjen para publikut si regjisor dhe aktor.

Artan Imami 1

Një shfaqje me katër personazhe, një vepër që dhe në mediat botërore më herët ka gjetur vlerësime.
Një vepër e ndërtuar mbi një zinxhir intrigash, ku imagjinata dhe realiteti shkrihen në një. Në vepër tradhti, pasion, gënjeshtra, pushtet, bindje, lojë dhe kjo përcillet përmes aktorëve të njohur të teatrit.Drama ‘Mashtrimi’e Anthony Shaffer, trajton një sërë temash si; mashtrimi, xhelozia, lufta klasore, arroganca britanike dhe poshtërimi.

Ajo konsiderohet gjithashtu si një studim dramatik i konfliktit seksual dhe xhelozisë së një mesoburri ndaj një djaloshi të ri, dhe si paraqitja e portretit psikologjik mjaft delikat të një njeriu të paplotësuar dhe seksualisht të obsesionuar.

Duke përdorur mjetet stilistike dhe teknikat e një trileri të vërtetë, drama, e cila përmban të gjithë përbërësit e një trileri të klasit të lartë, parodizon dhe satirizon në mënyrë të pamëshirshme zhanrin në fjalë. /ata/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: