Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare mesazhin e Drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zana Çela, e cila vjen me një apel për qytetarët shqiptarë teksa vendi ndodhet përballë rrezikut nga koronavirusi.

Kjo e fundit i bën thirrje qytetarëve që të vendosim maskat dhe të ruajnë distancimin social, për të frenuar kështu përhapjen e COVID-19.

“Të dashur miq, bashkëqytetarë të vendit tim. Kur në muajt mars, prill, kur shikoja televizionet italiane nxirrnin nga spitalet qindra arkivole çdo ditë, pa mundur të shpëtonin jetët e njerëzve të prekur na koronavirusi, kisha frikë se kjo panorama do të vinte dhe tek ne. Po ne të gjithë së bashku ia dolëm, pasi kishim besim tek rregullat. Në zbatimin e rregullave të karantinimit. Sot mbas muajsh sakrificash, rastet e të infektuarve po rriten dhe kjo sepse nuk po mund të zbatojnë dhe rregullat e thjeshta; distancimin dhe vendosjen e maskës. Kaq pak na kërkohet, të ruajmë distancë dhe të vendosim maskën që mos të infektohemi dhe të rrezikojmë jetët tona dhe të familjeve dhe pri ndeve tanë që kanë një shëndet të brishtë. Kaq pak na kërkohet; vendosja e një maske dhe distancimi, që të shpëtojmë spitalet nga tejmbushja. Mos harroni, një maskë mban larg koronavirusin, shpëton jetët dhe shpëton normalitetin ekonomiko-social të vendit”,- thekson Zana Çela në videomesazhin e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb