TIRANA

Maturantët pasi kanë përfunduar provimin e Matematikës sot kanë vijuar për të 4-tën ditë protestën para Ministrisë së Arsimit.

Ata vijojnë të këmbëngulin për tezën e Gjuhë- Letërsisë duke mos kërkuar vetëm rishikim të pikëve por edhe teza pasi ishte abstrakte. Ata po ashtu kanë qëlluar me vezë në drejtim te MAS.

  • foto galeri

Sa i përket tezës së Matematikës maturantët për gazetaren e Neës24 Aurora Golemi kanë thënë se nuk kanë ankesa pasi ishte shumë i lehtë, ndryshe nga ai i Letërsisë.

‘’Arsyeja pse kemi dalë është përsëri ankesa për Letërsinë. Nuk kam ankesa për provimin e Matematikës. Lajm pozitiv ai i KOMSH, por përgjigjia nga Ministria ishte e pakënaqshme. Prandaj vijojmë protestën për të mbrojtur të drejtat tona.’’- tha një maturant.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘’I matematikës ishte i thjeshtë, jo i vështirë si i Letërsisë. Kam dalë për provimin e Letërsisë pasi nuk më duket i drejtë. Nuk është çështja të rishikohen vetëm pikët por teza ishte abstrakte. Pyetje që kishin paqartësi. Alternativat ishin sinonime të njëra- tjetrës. Relativisht mirë kisha dalë por nuk bindem me atë skemë .’’- shtoi një maturante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb