Nuk duhet të kthehemi shumë mbrapa për të kujtuar periudhën fantastike të Mërgim Mavrajt në “Bundesligë”. Mbrojtësi i kombëtare shqiptare shpesh krahasohej me yjet e Bayern Mynchen si Boateng dhe Humels ku në disa raste në përfundim të ndeshjeve merrte edhe nota më të mira se ata.

Por duket se këtyre ditëve ju ka ardhur fundi. Ndeshja e fundjavës për Mavrajn ishte një katastrofë dhe mediat në Gjermani nuk janë kursyer me epitet për mbrojtësin e Hamburgut.

Gazeta “Hamburger Abendblatt”, duke bërë vlerësimet e sfidës, ka arritur deri aty sa e ka cilësuar si futbollistin më të rëndësishëm për ekipin kundërshtar.
‘Njeriu i ndeshjes’ për Darmshtadin. I ndihmoi miqtë me një gabim si para golit të parë, ashtu edhe të dytë, duke i dhënë fitoren e parë në transfertë në këtë sezon”, shkruhej në këtë gazetë.
2w993c0.sport_1-470x265
Ndërkohë, e përditshmja sportive gjermane “Kicker”, për të dytën herë në këtë sezon i ka vënë mbrojtësit shqiptar notën 6, ku zakonisht notat që vë janë nga 1 të 5.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb