Një sfidë me maskarpone, vezë, sheqer, kafe dhe kakao për të fituar titullin e kampionit botëror të një prej ëmbëlsirave historikisht më të dashura, tiramisunë.

Tiramisù World Cup, një konkurs në edicionin e tij të katërt do të shohë 200 joprofesionistë, italianë dhe të huaj, të cilët do të garojnë në përgatitjen e tiramisusë origjinale ose të përpunuar duke i shtuar për shembull biskota.

Përzgjedhjet do të bëhen më 30 dhe 31 tetor dhe finalja në 1 nëntor.

Vendndodhja e konkursit është Piazza dei Signori në Treviso.

Fituesi i recetës më të mirë krijuese do të fitojë titullin e Kampionit të Botës në Tiramisunë Kreative, ndërsa më i miri në recetën origjinale do të bëhet Kampion Bote Tiramisu 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb