Falë një marrëveshjeje të nënshkruar në sesionin e parë të Mini-Shengenit Ballkanik sot, qytetarët nga Shqipëria dhe Serbia mund të lëvizin në vendet respektive me vetëm një kartë ID.

Në fakt marrëveshja ishte trepalëshe, Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe do të jetë anasjelltas. Sipas Presidentit serb Vuçiç me këtë masë lehtësuese do të synohet një shtim i turistëve shqiptarë në Serbi, dhe edhe më shumë turistë serbë drejt bregdetit shqiptar.

Po ashtu një memorandum bashkëpunim u arrit mes tre vendeve për sa kohë që do të ekzistojë pandemia që tre shtetet të ndihmojnë njëra-tjetrën kur kanë nevojë në luftën e ndaj COVID-19. Vendimi i parë lehtësues është pikërisht kalimi mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë pa test PCR, pra lirshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb