Kryenegociatori i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka raportuar këtë të mërkurë në Komisionin e Integrimit. Ai tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE dhe në fund të vitit, duhet të bëhemi gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Shtetet anëtare të BE sipas tij, janë duke negociuar për të zgjidhur ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në mënyrë që konferenca të mbahet sa më parë. Shqipëria tha Mazi, ka bërë rrugë përpara në këtë proces, megjithatë ka ende shumë për të bërë në mënyrë që shqiptarët të jenë pjesë e familjes së madhe Evropiane.

“Raporti vjetor, Shqipëria 2021, u paraqit dje në Parlamentin Evropian dhe në të janë bërë disa aspekte pozitive dhe janë bërë disa rekomandime. Dje u miratua paketa e zgjerimit, ku përfshihet dhe Shqipëria. Pas marrjes së detyrës si kryenegociator, kam zhvilluar takimet individuale për të kuptuar më mirë se ku jemi dhe çfarë duhet bërë më mirë. Janë kryer 11 mbledhje dhe më e fundit dje. Është ndjekur nga afër realizimi i planit kombëtar të integrimit Evropian. 80% e planit është përmbushur. Për vitin 2021 procesi është në ndjekje nga afër.

Është ndjekur nga afër zhvillimi për planin e punës për mars 2021. Ka pasur propozim javor që janë paraqitur përmes delegacionit. Kam mbajtur takime të ngushta me Ambasadorin Soreca. Mbi këtë bazë dhe bazën e verifikimeve të bëra nga delegacioni i BE. Bashkimi Evropian ka pasur disa çështje të mëdha për të menaxhuar, si krizën në Afganistan, pandeminë dhe sot është mbledhur në Luksemburg këshilli në nivel kryeministrash. Komisioni ka thënë që Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe kërkesat. Komisioneri tha se po punohet që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Puna deri tanishme dëshmon që pala jonë do të hyjë në proces me përvojë më të madhe. Aktorët e tretë në proces, siç është shoqëria civile, pushteti lokal, të bashkëpunojnë më ngushtë. E dyta, zbatimi në vijim i planeve të veprimit dhe bashkëpunimi me vendet e BE duhet mbajtur parasysh.

Ende nuk ka datë për Konferencën Ndërqeveritare. Në dhjetor të vitit 2020 Shqipëria i ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi bërë thuajse 100% gati misionin ndërkombëtar të Shqipërisë për konferencën. Puna më të ardhmen do të jetë më e komplikuar. Negociatat do të jenë më rigoroze dhe strikte, e nëse s’do të ketë progres, do të ketë regres. Negociatat mund të kthehen edhe më para. Integrimi është proces që ka mbështetjen tonë. Ky proces është çështje kombëtare dhe kërkon përkrahjen e të gjithëve.

Duhet të konfirmojmë synimin tonë me vepra, për në BE, për t’u bërë anëtarë sa më parë. Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, korniza negociuese nuk ka pengesa nga BE, por dakordsi politike. BE na ka kërkuar të plotësojmë kërkesat e saj, ne e kemi bërë këtë dhe do të vijojmë në këtë rrugë. BE duhet të evitojë mesazhet se zgjerimi është diçka abstrakte. Në mbledhjen e fundit të këtij këshilli thash se do të jap lajme të mira shpejt. Por shpresoj që në fund të këtij viti do të jemi jo duarbosh. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të shkojnë në BE”, tha Mazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb