Kristian Prenga është një nga boksierët më të mirë shqiptarë. Prenga ia ka dalë të majë lart flamurin kuqezi në Amerikë, duke arritur rezultate të rëndësishme. Së fundmi, Kryetari i Bashkisë së Garfield, Z. Richard Rigoglioso dhe menaxherja e qytetit, Zni Erin Nora Delaney i dorëzuan atij çmimin “Çelësi i qytetit”. Ka qenë vetë Prenga që ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke mos harruar të falenderojë të gjithë për mbështetjen.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time per Kryetarin e Bashkisë të Garfield NJ Z. Richard Rigoglioso dhe për menaxheren e qytetit Zni Erin Nora Delaney për mikpritjen e ngrohtë dhe për vlerësimin me çmimin “Çelësi i Qytetit. Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjitha orët që unë dhe ekipi im kemi kaluar duke punuar” – Shkruajti ai në Facebook. Sa i takon arritjeve, Prenga është Kampion bote me dy tituj të fituar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb