Sot bëhet plot një vit nga vendimi kur Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare për shqiptarët. Ambasada bën me dije se deri më tani 22,000 shqiptarë kanë marrë viza deri.

Ambasadorja Yuri Kim shprehet se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi.

“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: