Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri i ka kaluar 37,000. Autoritetet turke kanë thënë se 31,643 persona kane vdekur në këtë vend. Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara dhe qeveria siriane, më shumë se 5,814 njerëz kanë vdekur në Siri.

Shanset për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve vdekjeprurëse po zvogëlohen me shpejtësi ndërsa OKB-në ka thënë se fokusi është kalimi nga operacionet e shpëtimit në strehim, ushqim dhe shkollim. Megjithatë, histori të rralla mbijetese po shfaqen ende.

Një 17-vjeçar dhe një burrë i paidentifikuar u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh në provincën Kahramanmaras të Turqisë, gati 198 orë që nga tërmeti i parë që goditi zonat në Turqi dhe Siri, bëri të ditur CNN Turk.

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka rënë dakord të lejojë OKB-në të dërgojë ndihma në pjesët e kontrolluara nga rebelët e Sirisë veriperëndimore përmes dy pikave të tjera kufitare nga Turqia, por vendimi i OKB-së për të kërkuar lejen e tij ka ngjallur kritika nga grupi i shpëtimit të Helmetave të Bardha. Pas vitesh lufte, banorët në Sirinë veriperëndimore të prekur nga tërmetet masive po përballen me realitetin e tyre të ri dhe në përkeqësim.

Tërmetet zhvendosën shumë në Siri për herë të dytë, duke i detyruar disa të flenë nën ullishtat në kushtet e dimrit. Një javë pasi tërmetet shkatërruese goditën veriun e Sirisë dhe Turqinë fqinje, Kombet e Bashkuara kanë pranuar një dështim ndërkombëtar për të ndihmuar viktimat e tërmetit sirian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: