Në fund të vitit të kaluar Turqinë e kanë vizituar mbi 56.5 milionë turistë, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës, Mehmet Ersoy, në TV100.

“Një vit më parë (në vitin 2022), 51.4 milionë turistë të huaj vizituan Turqinë. Të dhënat përfundimtare për vitin e kaluar do të shpallen më 31 janar. Sipas parashikimeve të mia, numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë do të kalojë 56.5 milionë”, theksoi ministri.

Ai shtoi se shumica e të huajve kanë vizituar Stambollin dhe Antalian mesdhetare.

“Rreth 16 milionë njerëz vizituan Stambollin, i njëjti numër në rajonin e Antalias,” tha ai.

Më herët, autoritetet turke raportuan se planifikonin të merrnin të ardhura nga turizmi prej 55.6 miliardë dollarë deri në fund të 2023 dhe t’i rrisnin në 100 miliardë dollarë në 2028. Në vitin 2022, 44.6 milionë turistë vizituan Turqinë, të ardhurat e industrisë së saj të turizmit arritën në 46.4 miliardë dollarë .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb