Afrimi i Bekim Rexhepit në radhët e Partizanit ka ndryshuar situatën në radhët e të kuqve të cilët në këtë periudhë kishin një “mbingarkesë” portierësh. Përkrah ish-portierit të Skënderbeut është edhe kapiteni Alban Hoxha, ashtu si dhe Aldo Teqja, të cilët do të ndajnë minutazhin e formacionit titullar.

Kështu, për portierin e ri Vokli Laroshi, së fundmi pjesëtar i kombëtares Shpresa, nuk kishte hapësira aktivizimi. Ndaj ai ka kërkuar dhe ka gjetur akordin me Partizanin për të ndërprerë kontratën që kishte me të kuqtë. Klubi ka zyrtarizuar sot “divorcin”, teksa i ka uruar gardianit suksese në vijimin e karrierës.

POSTIMI I PARTIZANIT

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Vokli Laroshin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve sipas parametrave të kërkuar nga Klubi, duke i dhënë mundësi Laroshit të zgjedhë destinacionin e radhës.

FK Partizani falënderon Vokli Laroshin që ishte pjesë e familjes së kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb