Ministrat e BE do të diskutojnë sot për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Në ish- vendin e Bashkimit Sovjetik vijojnë protestat me mijëra persona në rrugë kundra Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Ky u fundit pretendoi se fitoi zgjedhjet me 80% të votave, por vëzhguesit denoncuan manipulimin e rezultateve.

Ministrat e BE parimisht kanë rënë dakord të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve që janë përfshirë në dhunimin e protestuesve si dhe në manipulime zgjedhore. Po ashtu kryeministri shqiptar Edi Rama, në cilësinë e drejtuesit të Kryesisë së OSBE është vetëofruar për një zgjidhje, duke ulur palët në takim por nuk dihet nëse vizita e tij në Bjellorusi do të pranohet nga qeveria aty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb