Shifra mbresëlënëse dhe ritëm rekord për Harry Kane, protagonist absolut në futbollin europian me fanellën e Bayern Munich.
Sulmuesi anglez, i transferuar për rreth 100 milionë euro, ka justifikuar çdo cent të investimit, duke realizuar plot 139 gola në më pak se tre sezone. Një rendiment i jashtëzakonshëm që e vendos atë në të njëjtin nivel me legjenda si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në periudhat e tyre më të mira.
Kane nuk është vetëm një finalizues, por pika kyçe e lojës sulmuese të Bayern-it, duke qenë vendimtar në çdo kompeticion. Golat e tij kanë ardhur me një vazhdimësi të frikshme, duke e kthyer në një nga sulmuesit më produktivë të momentit. 33 gola në Bundesligë, 7 në kupën e Gjermanisë dhe 13 në Uefa Champions League këtë sezon. Shifra të jashtëzakosnhme, që demonstrojmë forcën resultative të “bomberit” anglez.
Performanca të tilla e bëjnë atë një kandidat të fortë për çmime individuale, ndërsa në Mynih nuk kanë asnjë dyshim: Harry Kane është lideri i ri i sulmit dhe garancia kryesore për suksesin në sezonet në vijim.
