Në një nga portalet e lajmeve pranë skuadrës së Lacios, ditën e djeshme është publikuar një deklaratë e shkurtër e mbrojtësit shqiptar të Empolit. “Tare ka bërë një paraqitje shumë të mirë gjatë periudhës që ka luajtur në Itali. Dy vite më parë kam qenë pjesë e planeve të Lacios, ndërkohë që me Taren jam takuar disa herë dhe më ka dhënë disa këshilla. Ai është idhulli im për atë që ka bërë dhe ndoshta edhe për shumë shqiptarë të tjerë”, u shpreh shkurtimisht Elseid Hysaj.

Elseid Hysaj është një nga të rinjtë më premtues në ligën italiane, ndërsa prej kohësh qarkullojnë fjalë dhe në lidhje me skuadrën e tij të re.

Skuadra e parë që u interesua për të ishte pikërisht Lacio, ku militojnë dhe Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Toma Strakosha. Ndërsa, së fundmi kanë ardhur dhe zëra për një transferim të mundshëm të Hysajt në Bundesligën gjermane.

(el.sp/Gazeta shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb