Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë e finales së Ligës së Kombeve, që po zhvillohet mes Spanjës dhe Francës. Aksionet nuk kanë munguar nga të dyja ekipet, por ajo që nuk është parë në 45 minutat e para është goli.

Karim Benzama tentoi në minutat e para të sfidës për të zhbllokuar takimin, por harkimi i tij në zonë nuk gjeti asnjë bashkëlojtar.

Spanja tentonte më shumë nga kundërsulmet, por mbrojtja e francezëve ishte tejet e vëmendshme dhe nuk lëshoi hapësira.

Franca më pas mbeti pa Raphael Varanen në fushë, pasi mbrojtësi i Manchester United u dëmtua dhe u zëvendësua më pas nga Upamecano.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb