Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i ka dërguar një letër Këshillit dhe Komisionit Evropian, pas mbytjes së varkës në brigjet e Kalabrisë, ku humbën jetën 62 refugjatë.

“Me letrën e sotme drejtuar Këshillit dhe Komisionit Evropian , kërkova që ajo që diskutuam për migracionin në samitin e fundit në Bruksel, të shndërrohet në veprime konkrete”, tha pak kohë më parë kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një intervistë për mediat vendase.

“E vetmja mënyrë për t’u marrë seriozisht dhe në mënyrë njerëzore me gjithë këtë çështje është ndalimi i largimeve. Duhet një Evropë që të veprojë menjëherë”, shtoi Meloni.

Duke iu referuar mbytjes tragjike të anijes pranë brigjeve të Kalabrisë, Meloni tha se “kjo tragjedi nuk mund të lërë askënd indiferent”. “Rruga detare në të cilën ndodhi mbytja e anijes nuk mbulohet nga OJQ-të dhe kjo dëshmon se sa më shumë njerëz të largohen, aq më shumë njerëz rrezikohen të vdesin”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb