Xhandarët arritën të kapnin rreth 200 sende të vjedhura pasi një makinë e raportuar e vjedhur u pa në zonën e Calvisson më 7 prill.

Disa njësi xhandarmërie u drejtuan drejt komunës Vaunage, të cilave iu bashkua edhe një ekuipazh i Nimes nga policia kombëtare. Automjeti u kap. Në bord u arrestuan dy shtetas shqiptarë dhe u zbuluan jo më pak se 195 sende të vjedhura (bizhuteri, alkool, para, sende dixhitale, parfum etj.).

“Disa nga viktimat tashmë janë identifikuar dhe sendet e vjedhura janë kthyer.” , tregoi grupi i xhandarmërisë së Gardës. Dy të akuzuarit janë vënë në “arrest policor dhe për veprimet e tyre do të përgjigjen para gjykatave. Ndërkohë, duke qenë në gjendje të parregullt në territor, janë vendosur në qendrën e ndalimit administrativ”, ka saktësuar xhandarmëria.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb