Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Himarë, nga ku nis shpërndarja e 437 titujve të pronësisë ëpër të gjithë zonat me probleme në këtë sektor, nga veriu në jug. Rama gjatë një vizite në Himarë, deklaroi se me AMTP-të në këtë zonë është bërë lojë e ndyrë kriminale.

Sipas Ramës, probleme me tokat dhe pronat në Himarë ka pasur në pushtetin e dikurshëm. Ai tha se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre ose të lënë trashëgim nga të parët e tyre.

Edi Rama: Do bëj të pamundurën njësoj si për Tropojën, Himarën, Thethin, Malësinë e Madhe, Kukësin dhe Sarandën për çështjen e pronësisë. Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin e pronave pas ndryshimit të sistemit, në shumë zona nuk është pranuar ligji 7501. Ka propagandë sikur ne duam të marrim prona të banorëve dhe për t’ua dhënë të ashtuquajturve oligarkë. Nuk ka asnjë qëllim apo prapamendim për Himarën. Nuk ka asnjë rast që toka t’i jetë marrë një pronari nga shteti. Me AMTP-të është bërë lojë e ndyrë kriminale, ku janë shfaqur si pronarë individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm, që i kanë vënë trashigimtarët përpara zgjedhjes që të pranojnë të shesin pronën e tyre, shitja kishte mbi kokë kërcënimin që nëse nuk e shet ti nuk ke për ta gëzuar. Kjo ka qenë historia më parë. Sot pronat shiten nga pronarët apo trashëgimtarët, shpesh 3-4 herë më shumë para se në Korfuz.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: