Prej javësh tashmë, Rita Ora, ndodhet në Sydney, ku është pjesë e jurisë së “The Voice Of Australia”.

Ajo gjithashtu, e ka shfrytëzuar këtë periudhë edhe për pushime e vizitimin e ambienteve piktoreske të qyteteve. Së fundmi, Rita, ka dalë në qytet me veshje sportive, e ku vë në pah, trupin mjaft të definuar e në formë.

Veshja e ekspozuar mundësoi që të dukeshin mjaft qartë edhe disa prej tatuazheve në trupin e artistes, duke përfshirë trëndafilin në dorën e saj të djathtë dhe zonjën që pi duhan në pjesën e saj të brinjëve. Bukuroshja e lindur në Kosovë kishte vendosur shumë pak makijazh në fytyrën e saj. Për aksesorë, ajo kishte vënë një byzylykë dhe gjerdan, dhe vathë në formë kryqi.

Duke udhëtuar, Rita mbante një çantë lëkure të zezë dhe një celular në një kuti të ndritshme rozë. Më vonë, Rita u pa të kthehej në apartamentin e saj në Sydney, pasi ishte mbuluar me një triko shumëngjyrëshe.

Stërvitja e Ritës erdhi pasi ajo deklaroi në fillim të javës që të jesh një princeshë e popit nuk do të thotë gjithmonë që ajo merr trajtimin VIP.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: