SHBA

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka nisur xhirimet e klipit të saj më të ri që do të publikohet së shpejti.
Bëhet fjalë për këngët e albumit të dytë, i cili i plotë do të publikohet për fansat gjatë muajve në vazhdim.

Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, të realizuar në prapaskenat e xhirimeve të klipit, ku është shfaqur mjaft tërheqëse dhe provokuese.

Ajo ka pozuar e veshur e tëra në të zeza, ndërsa ka vënë në pah gjoksin e saj me veshjen e hapur.

Me flokët bionde dhe me baleke të lëshuara, 31-vjeçarja dukej edhe më tërheqëse, ndërsa komplimentohej nga fansat në hapësirën për komente.

Më herët gjatë ditës, Rexha publikoi në rrjetin social Instagram një tjetër fotografi, ku si për t’u tallur me fansat e saj, u shfaq me dy dhëmbë vampirësh të cilët i kishte vendosur, për t’u dukur sa më qesharake.

Me këtë fotografi, artistja paralajmëroi se kënga e saj e re, do të publikohet të premten e datës 5 mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: