Prej disa kohësh, Rezarta Shkurta ka zbuluar se së bashku me partnerin e saj, Ermal Hoxha, kanë nisur një kurs për tango. Ajo ka treguar se i është dashur shumë kohë që ta bindë Ermalin për një gjë të tillë, por në fund ia ka arritur qëllimit.

Këngëtarja e njohur poston herë pas here foto apo video në “Instastory”, ku ata të dy shfaqen duke kërcyer. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka zbuluar edhe një sekret për vajzat.

“Mirëmëngjesi. Ja si bindet partneri të kërcej edhe kur nuk do”, shkruan Rezarta bashkëngjitur me videon, ku bashkëshorti i saj shfaqet i ulur në një karrige, teksa ajo i afrohet duke kërcyer në mënyrë sensuale.

Në videon në fjalë, këngëtarja shfaqet e veshur seksi me një “jumsuite”, ndërsa Ermali me një kostum sportiv.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb