Autoritetet italiane kanë arrestuar një tjetër anëtar të bandës mafioze ‘Ndrangheta’ në Torino. Gjatë arrestimit të 46-vjeçarit italian janë gjetur një kartë identiteti dhe një patentë false shqiptare.

Luca Mazzaferro, ishte dënuar nga drejtësia italiane me gati 9 vite burg për pjesëmarrje në një grup mafioz, mashtrim, vjedhje dhe krime të tjera, shkruajnë mediat vendase.

Ndërkohë organet e drejtësisë italiane janë duke shqyrtuar dosjen e 46-vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb