Një 34-vjeçar afgan ka rrëfyer torturat që ka përjetuar prej disa mujash rresht nga telebanët.

I identifikuar si Mohammad Zafri, 34-vjeçari ka treguar se e ka të pamundur që të harrojë dhunën e përjetuar nga telebanët, teksa ka qenë duke kaluar pranë selisë së grupit militant për të mbledhur dokumentet që ai kishte lënë pas, pasi ishte punonjës i administratës së mëparshme, të mbështetur nga ndërkombëtarët. Duke mos dashur të shkaktonte telashe, ai shkoi vetëm për ta kuptuar shumë vonë se ishte një kurth.

“Ishin rreth 12 anëtarë talebanë që më rrethonin, ata më lidhën në një karrige dhe filluan të më rrihnin nga të gjitha anët. Ata u përpoqën të më mbysin duke më lidhur një qese plastike në fytyrë, duke më thënë të rrëfej se kam punuar me NRF-në. Por meqë nuk kam qenë kurrë pjesë e saj, nuk e kam rrëfyer. Më pas më varën me kokë poshtë, një herë nga këmbët, një herë nga duart e mia”, tha Zafri.

36-vjeçari pretendoi se më pas u arrestua dhe u torturua për gati katër muaj, pasi talebanët e akuzuan atë për komplot kundër tyre duke punuar me Frontin e Rezistencës Kombëtare (NRF), një grup gueril që zhvillon luftë kundër talebanëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: