Talebanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë e shpërthimit të një bombe në një xhami në Peshawar, ku si pasojë humbën jetën 47 persona dhe u plagosën 157 të tjerë.

Sipas autoriteteve vendase synimi ishte vrasja e një polici, i cili ishte duke u falur në xhami, ndërsa në lidhje me numrin e viktimave thanë se mund të rritet për shkak se nuk ka përfunduar ende operacioni i shpëtimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale, gjatë lutjeve të pasdites në qytetin në kufi me Afganistanin.

Sarbakaf Mohmand dhe Omar Mukaram Khurasani, dy zyrtarë nga talebanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban (TTP), deklaruan se shpërthimi ishte “hakmarrje” për vdekjen e militantit të TTP Khalid Khorasani vitin e kaluar.

TTP është një organizatë e huaj terroriste e përcaktuar nga SHBA që vepron si në Afganistan ashtu edhe në Pakistan.

“Vrasja brutale e myslimanëve që bëjnë falje para Allahut është kundër mësimeve të Kuranit”, tha kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif në një deklaratë. Më tej ai shtoi se “vënia në shënjestër e Shtëpisë së Allahut është provë se sulmuesit nuk kanë asnjë lidhje me Islamin. Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”.

Peshawari, ndodhet në kufi me Afganistanin, i cili ka qenë pre e sulmeve nga TTP dhe grupe të tjera militante.

Shteti Islamik (ISIS) pretendon se Pakistani është përgjegjës për një sulm në një xhami në Peshawar në mars të vitit 2022. Nga ai shpërthim humbën jetën 61 presona dhe u plagosën 196 të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb