Maturantëve para se të hynin në shkollë iu është matur temperatura dhe iu janë dezinfektuar duart, ndërkohë që të gjithë nxënësit ishin të pajisur me maska dhe doreza.

Sipas rregullores së përcaktuar nga Ministria e Arsimit, nxënësit që do të kishin temperaturë më të lartë se 37.5 ditën e provimit do të rrezikonin humbjen e provimit dhe do ta përsërisnin atë në vjeshtë, por askush prej maturantëve në Berat nuk ka rezultuar me temperaturë në këtë provim.

Nga shkollat ku po zhvillohet provimi i maturës shtetërore është konfirmuar se janë dezinfektuar, ajrosur dhe higjienizuar të gjitha ambientet e shkollave dhe në çdo klasë numri i nxënësve ka variuar nga 10-15.

Provimi i sotëm i Matematikës për maturën shtetërore do të pasohet në 18 qershor me provimin e lëndës me zgjedhje. Nuk dihet ende sesi do të dalin nxënësit nga ky provim, pasi provimi i Gjuhës dhe Letërsisë i kontestua prej maturantëve beratas, si në të gjithë vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb