Kamerat e sigurisë kanë fiksuar brenda një argjendarie në San Bruno të Kalifornisë, momentin kur një person me maskë e sëpatë tenton të vjedhin. Mirëpo kjo tentativë e tyre nuk ka shkuar si duhet pasi pronari, nxjerr nga brezi armën dhe nis ta qëllojë.

Policia ka bërë të ditur se pesë persona që në pamje dukeshin si adoleshentë, iu afruan lokalit dhe njëri prej tyre u fut me sëpatë në dorë.
Kamerat e sigurisë shfaqin të dyshuarin duke përdorur sëpata për të thyer xhamat, brenda të cilëve gjendeshin stolitë e ndryshme të arit.

Por ishte pronari i argjendarisë Usman Bhatti, i cili fillimisht u fut në dyqan duke mos e ditur se çfarë po ndodhte. E kur e pa se po i vërsulet me sëpatë, nxori nga brezi revolen nga e cila hajdutët u zmbrapsën.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb