Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Durrës ku djali vrau babanë e tij dhe trupin e hodhi në pus.

BalkanWeb mëson se shkak për krimin në familje mendohet të ketë qenë një sherr për një kasafortë me para. Zënka mes babë e bir ka bërë që Esmerald Balla, 30 vjeç, të vrasë me pushkë (armë gjahu) të atin e Enver Balla, 62 vjeç. Ndërsa në polici kur bëri kallëzimin e rremë në 13 gusht, autori dyshohet të ketë deklaruar se babai i kishte marrë paratë dhe ishte zhdukur.

30-vjeçari e ka pranuar para grupit hetimor krimin e kryer, por ende nuk e ka treguar motivin e plotë. Ndërkohë policia ka sekuestruar armën me të cilën u krye krimi.

Detajet e ngjarjes së rëndë në Durrës i raportoi gazetarja Klodjana Haxhiaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb