SHBA
Kylie Jenner, më në fund ka zbuluar emrin me të cilin ka pagëzuar djalin e sapolindur, 9 ditë pasi vogëlushi përshëndeti botën.

Kylie ka zbuluar se i biri është pagëzuar me emrin Wolf Webster. Në një postim të fundit të pak minutave më parë, 24-vjeçarja, nënë e një vajze 4-vjeçare, Stormi (e cila tani është motra e madhe) ka zbuluar emrin e djalit, pas spekulimeve të fansave të ‘Keeping Up With the Kardashians’ ditët e fundit. Por ylli i reality ka heshtur derisa ka vendosur që ta zbulojë vetë emrin e veçantë të fëmijës së dytë.

Lindjen e të birit, Kylie e zbuloi 4 ditë pas lindjes, më 6 shkurt. Themeluesja e ‘The Kylie Cosmetics’ e zbuloi emrin në Instagram story, të shkruar thjesht me ngjyrë të bardhë në një sfond të errët.

Foton e parë me të birin, Kylie e zbuloi më 6 shkurt në të cilën e bija, Stormi shihet në foto duke mbajtur dorën e vogël të vëllait të sapolindur.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: