Për lidhjen e tyre është folur shpesh megjithëse kanë qenë aludime, por dy protagonistët, Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha, kurrë nuk e kishin bërë publike dashurinë e tyre. Këngëtarja që jo rrallherë është parë në stadiumet shqiptare, e ftuar sot në emisonin “Rudina” ka pranuar për herë të parë që është në një lidhje me portierin e Partizanit.
ciljeta-470x470
“Nuk dua të flas për këtë temë. Thjesht jemi të dy të rezervuar. Nuk na pëlqen të jemi çift show bizi. Ne duam ta ngremë këtë që kemi ndërtuar bashkë. Jemi dy njerëz të rritur dhe familjarë, dhe jemi persona publikë të dy. Kjo gjë na penalizon për ta mbajtur dashurinë tonë larg vëmendjes së medias. Jemi të rezervuar vetëm për t’u mbrojtur ndaj portaleve. Unë jam një nënë e përkryer për djalin tim dhe ai një baba i përkryer për djalin e tij”, tha këngëtarja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb