Arrestimi i këngëtares Fjolla Morina në kufi me Shqipërinë bëri bujë në media, por ndërsa ajo po vuan dënimin “arrest shtëpie”, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinën e saj “Audi Q7”, të tjera detaje mësohen për personin që e shoqëronte, biznesmeni Fisnik Syla.

Së fundmi, në media është publikuar një video, ku këngëtarja shfaqet duke komunikuar në telefon, në shtëpinë në Kukës, aty ku është izoluar. Siç shihet në foto, këngëtarja duket e ‘shpërfytyruar’ dhe jo si jemi mësuar ta shikojmë në publik apo ne foto shooting që poston pas koncerteve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu, pranë Fjollës duket edhe vajza e saj e vogël, Alyah, e cila është arsyeja pse këngëtarja i shpëtoi qelisë së burgut.

Por, ditën e arrestimit bashkë me të ishin edhe dy persona të tjerë, Fitim Muji, shoferi i saj, si dhe Fisnik Syla. Ky i fundit është personi që i dhuroi makinën luksoze disa ditë para ngjarjes dhe në videon e publikuar nga Fjolla, në sfond dëgjohet zëri i një mashkulli, fytyrën e të cilit ajo nuk e tregoi.

Sipas “Gazeta Shqiptare”, Fisnik Syla është mashkulli që i bën dhuratat luksoze këngëtares.

Thuhet se ajo është në një lidhje me biznesmenin më të ri në moshë, i cili jeton në Belgjikë, aty ku ka edhe një rrjet hotelesh dhe restorantesh.

Kjo lidhje duket se ka pak kohë që ka nisur, dhe të dy po e shijojnë në maksimum, pasi edhe pse në kohë pandemie, nuk kanë humbur mundësinë të kalojnë disa ditë pushimi bashkë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb