Vijon edhe sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ka hyrë në ditën e 118-të.

Qytetarët janë mbledhur në protestë me pankarta dhe slogane kundër qeverisë, duke shprehur kritikat e tyre ndaj situatës politike dhe institucionale në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mes pankartave të shfaqura gjatë tubimit ishte edhe ajo me mesazhin: “Me SHISH e me polici, nuk e mbani dot këtë tirani”.

Një tjetër pankartë i referohej situatës në shëndetësi dhe i drejtohej SPAK-ut me thirrjen për të ndërhyrë.

“Shëndetësia ra, fiktiviteti u pa! SPAK mos rri, por vepro, hajdutët na i ndëshkoi”, shkruhej në pankartë.

Protesta vijon ndërsa qytetarët kundërshtojnë qeverinë dhe kërkojnë reagim institucional për problematikat që ngrenë përmes pankartave dhe sloganeve të tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb