Kryeministri italian i ka kthyer përgjigje letrës së infermieres, për të cilën pati reagime masive në rrjet, e cila ndër të tjera i shkruante se nuk ishte dakord me shpërblimin prej 100 eurosh.

Kreu i qeverisë italiane tha se nuk do të harroj asnjë nga premtimet që ka bërë për sistemin shëndetësor.

LETRA E INFERMIERES:
E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punën time dhe nuk dorëzohem.

E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot…
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb